Murat Temizer
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
ANKARA (AA) - Kompania gjermane Wintershall dhe kompania nacionale iraniane e naftës National Iranian Oil Company (NIOC) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të kryer studime në katër fusha iraniane të naftës në Iranin perëndimor, bëri të ditur agjencia iraniane e lajmeve Shana, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rokneddin Javadi, drejtor i NIOC-së dhe drejtori ekzekutiv i Wintershall, Mario Mehren të martën nënshkruan marrëveshjen në kryeqytetin iranian, në Teheran.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Shana, kompania Wintershall do të fillojë studimet në fushat e naftës brenda një muaji.