Atila Altuntaş
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
STOKHOLM (AA) – Nobelisti në ekonomi finlandezi Bengt Holmström ka theksuar se me zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-ve ekonomia botërore është përplot me befasi të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatë shkencëtarë nobelistë në fizikë, kimi dhe ekonomi në vitin 2016 morën pjesë në promovimin e javës së Nobelit në Akademinë Shkencore të Mbretërisë Suedeze në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Holmström, në deklaratën për media pas promovimit, u shpreh se “Është e papranueshme deklarata parazgjedhore e Donald Trump se do t’i anulojë të gjiha marrëveshjet tregtare. Kjo do të thotë fund për globalizimin".