Ekip
18 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
LONDËR (AA) – Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Britanisë së Madhe në seancën e sotme do të diskutojë për peticionin sipas të cilit kërkohet ndalesa e hyrjes së politikanit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Peticioni, në të cilin kanë nënshkruar 500.000 persona, kërkon ndalesën e Trump-it në territorin britanik për shkak të deklaratave të tij lidhur me atë se muslimanëve iu duhet ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas ligjeve të Britanisë së Madhe, për çdo peticion që merr mbi 100.000 nënshkrime organizohet debat në Parlament, konstatimet e të cilës nuk janë obliguese.
Debatin treorësh do ta fillojë deputeti Paul Flynn, i cili më herët deklaroi se do të tentojë që të nxjerrë “gjithë zemërimin” e peticionit.
Po ashtu tha se ndalesa e Trump-it mund të jetë edhe “kundërproduktive” në atë se ai mund të bëhet “viktimë”.