Emre Gürkan Abay
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Fondi Rezervë i Rusisë në muajin maj në shifra të dollarit me një ulje prej 14.1 përqind ka rënë në 38.6 miliardë dollarë, ndërsa Fondi Kombëtar i Mirëqenies me një ulje prej 1.2 përqind ka rënë në 72.99 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria ruse e Financave, për të mbyllur deficitin buxhetor në muajin maj në Fondin Rezervë të vendit janë harxhuar rreth 390 miliardë rubla (rreth 6 miliardë dollarë).
Ndërsa Fondi Rezervë i vendit me një ulje prej 11.8 përqind arriti në 2.5 trilionë rubla, ndërsa Fondi Kombëtar i Mirëqenies më një rritje prej 1.5 përqind u rrit në 4.8 trilionë rubla.
Deficiti buxhetor në Rusi për tremujorin e parë të këtij viti është 1.2 trilionë rubla, të ardhurat buxhetore 3.9 trilionë rubla ndërsa shpenzimet buxhetore 5.1 trilionë rubla.