Rahmi Gündüz
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
PARIS (AA) - Qeveria franceze njoftoi privatizimin e pjesshëm të Industrisë Elektroekonomike Kombëtare (EDF), kurse paratë nga shitja e aksioneve do të shpenzohen në projektin francez të ndërtimit të një centrali të ri bërthamor në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjiganti francez i energjisë EDF po ndërton një central bërthamor në Britani në vlerë totale prej 18 miliardë eurosh, kurse për modernizimin e 58 termocentraleve ekzistuese bërthamore në Francë, ajo ka nevojë për 55 miliardë euro shtesë.
Qeveria socialiste franceze njoftoi se nga shitja e një pjese të aksioneve, do të ndihmojë EDF-në me 3 miliardë euro dhe këto nuk duhet të paguhen nga xhepat e taksapaguesve.