Hajer M'tırı
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
PARIS (AA) – Policia franceze sot në mëngjes ka evakuuar qindra nxënës nga një shkollë në rajonin Compeigne në veri të vendit pas publikimit në internet të një kërcënim anonim për sulme me bobë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia tha se përdoruesi i rrjetit social me emrin "FranchJihad93-7", përmes publikimit në internet është kërcënuar se do të sulmojë me bombë shkollën e mesme teknike "Mireille Grenet".
"Do të marrë jetën time dhe jetën e mijëra nxënësve", thuhet në kërcënimin e publikuar.
Rreth 2.000 nxënës dhe stafi mësimor i shkollës u evakuuan këtë mëngjes në ora 08:30 sipas kohës lokale.
Kërcënimi është zbuluar nga platforma qeveritare Pharos, e cila është krijuar për të zbuluar kërcënimet përmes internetit të terroristëve.
Policia menjëherë ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në dhe përreth shkollës, dhe ka nisur hetime dhe kontrolle të godinës së shkollës.