Övünç Kutlu
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
ANKARA (AA) -Nga kompania ndërkombëtare e naftës Royal Dutch Shell njoftuan se kanë pezulluar kërkimin e naftës në ujërat e shtetit federal amerikan të Alaskës, raporton Anadolu Agency (AA).
Arsyeja e pezullimit të gjurmimeve është mungesa e burimeve të naftës, si dhe shpenzimet e larta të cilat janë krijuar gjatë gjurmimit për këtë derivat. Gjithashtu, njëra nga arsyet e pezullimit, siç thonë nga kompania, janë edhe dispozitat e paparashikuara të SHBA-ve. “Gjurmimi nuk ka përfunduar ashtu siç pritnim. Megjithatë, Shell është i vetëdijshëm për potencialet që ka ky rajon.
Kjo hapësirë është me rëndësi të veçantë edhe për Alaskën dhe për SHBA-në”, tha Marvin Odum, drejtor i sektorit për procesin e prodhimit dhe gjurmimit në hapësirën e SHBA-ve. Shell shpesh herë ka hasur në konflikt me organizatat ekologjike të cilat konsideronin se ky gjigant energjetik me hulumtimet e tij cenon ekosistemin.
Ekspertët financiarë konsiderojnë se kompania Shell ka harxhuar miliarda dollarë në projektin e saj të gjurmimit të naftës.