Ata Ufuk Şeker
25 tetor 2016•Përditësim: 25 tetor 2016
BRUKSEL (AA) – Mekanizmi Evropian për Stabilitet (ESM) ka lëshuar pjesën e kredisë prej 2.8 miliardë eurosh për Greqinë pas përmbushjes së reformave në kuadër të programit të tretë të shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).
E themeluar për të siguruar mbështetje financiare për vendet me probleme financiare në Eurozonë, ESM ka njoftuar se ka lëshuar pjesën prej 2.8 miliardë eurosh të kredisë për Greqinë.
Kryetari i ESM-së Klaus Regling, në vlerësimin e tij rreth këtij zhvillimi, tha se kredia është lëshuar pasi Greqia ka vazhduar procesin e reformave pa ndërprerje.
“Qeveria greke ka sjellë në vend reforma të rëndësishme në lidhje me pesionimin, drejtimin e bankave, sektorin e energjisë dhe administratën e të ardhurave. Greqia po ashtu ka bërë hapa drejt privatizimeve të reja dhe funksionalizimit të fondit për investime”, ka thënë Regling.