Ayhan Mehmet
12 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
LESBOS (AA) - Refugjatët të cilët për shkak të luftës së brendshme dhe destabilitetit janë larguar nga vendi tyre dhe janë nisur në udhëtimin e shpresës drejt Europës për një jetë më të mirë, vazhdojnë të përdorin si pikë kalimi ishullin Lesbos të Greqisë raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë theksohet se ditën e sotme mes orës 09.00-12.00 në brigjet e ishullit kanë mbërritur 50 gomone që transportonin refugjatë.
Një numër i madh i refugjatëve të nisur me gomone nga brigjet e rajoneve të ndryshme në Çanakale dhe Balıkesir të Turqisë, mbërrijnë në brigjet e ishullit nga rajoni jugore e tij apo nga rajoni veriorë në zonën Eftalou në qytetin Mithymna.
Refugjatët të cilët më së shumti përbëhen nga sirianët pasi mbërrijnë në breg dhe pas procedurës së regjistrimit bëjnë një rrugë prej 65 kilometra drejt portit të Lesbos për të kaluar në anijet që do ti transportojnë ato në pjesën tokësore.
Refugjatët pasi përfundojnë procedurat e regjistrimit, me një anije nisen drejt portit të Pireut dhe që aty nisen drejt vendeve të tjera të Europës.
Refugjatët krahas tre anijeve të vënë në dispozicion vetëm për refugjatët mund të hipin edhe në anijet e turistëve ku pas një udhëtimi prej afërsisht 10 orësh mbërrijnë në Pire.
Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë theksohet se vetëm në muajin shtatorë numri i refugjatëve që kanë hyrë në Greqi tejkalon 153 mijë, ndërsa më parë ishte theksuar se këtë vit në Greqi kanë hyrë 396 mijë refugjatë.