Emre Aytekin
22 Shtator 2022•Përditësim: 23 Shtator 2022
Numri i stacioneve bazë në Kinë që mbështesin infrastrukturën e komunikimit 5G është rritur në 2.1 milionë në fund të gushtit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Kinës tregojnë se në shtatë muajt e parë të këtij viti janë instaluar 677 mijë stacione bazë dhe numri i përdoruesve të rrjetit 5G është rritur në 475 milionë në fund të korrikut.
Kjo e rriti numrin e stacioneve bazë 5G në 2.1 milionë. Stacionet që mbështesin teknologjinë 5G përbëjnë 19.8 për qind të totalit të infrastrukturës së komunikimit celular. Kjo rriti përqindjen e stacioneve 5G për 5.5 krahasuar me vitin 2021.
Në shkurt, Ministria njoftoi se numri i stacioneve bazë arriti në 1.43 milionë në fund të vitit 2021 dhe përbënte rreth 60 për qind të infrastrukturës në nivel global.
Numri i përdoruesve të 5G në fund të vitit 2023, sipas parashikimeve të ekspertëve, mund të tejkalojë 560 milionë.