Gökhan Kurtaran
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
LONDËR (AA) – Grupi bankar Lloyds në Britaninë e Madhe largon nga puna 1.230 persona si pasojë e një planifikimi ristrukturimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim korporata 10 për qind e së cilës i përkasin qeverisë britanike, ka thënë se me këtë ristrukturim synohet rritja e të ardhurave për pjesëtarët e grupit. Në këtë kuadër 1.230 persona janë shkarkuar nga puna, thuhet në deklaratë.
Grupi bankar në vitin 2014 vendosi largimin e 9 mijë personave nga puna.
Lloyds në korrik deklaroi se synon të mbyllë 400 degë në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2017.