Tayfun Salcı
26 mars 2016•Përditësim: 27 mars 2016
LONDËR (AA) - Një nga gazetat kryesore të Britanisë së Madhe, The Independent, u botua sot për herë të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta e cila u botua për herë të fundit sot në print që nga dita e nesërme do të jetë për lexuesit vetëm në internet.
Në numrin e saj të fundit gazeta e cila shpërndau si dhuratë edhe katër shtesa të tjera, si shkrim kryesorë të saj kishte: ''Për 30 vite me radhë luftuam kundër hipokrizisë, injorancën, despotizmin dhe varfërinë. Nëse i jepni rëndësi asaj që bëjmë vazhdoni të na ndiqni online''.
Në numrin e saj të fundit në gazetë ka edhe një shkrim të Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili thotë: ''Është trishtim për median britanike të shohësh printimin e fundit të gaztës The Independent. Kjo gazetë për 30 vite me radhë ka matur pulsin e ngjarjeve me kujdes dhe zgjuarsi. Mbase nuk kemi qenë gjithmonë në të njëjtin mendim, por The Independent ka luajtur një rol të rëndësishëm në zemrën e lirisë së medias''.
Dhënia fund e nxjerrjes së prinit të kësaj gazete ishte deklaruar më parë nga ESI Media. Në deklaratën e tyre ata kishin paralajmëruar që The Independent nuk do të dalë më në versionin print pas muajit mars.
Gazeta, tirazhi i secilës ra deri në 40 mijë kopje u printua për herë të fundit sot.