Emre Gürkan Abay
17 shtator 2020•Përditësim: 17 shtator 2020
Lukoil mbajti pozicionin si kompania më e madhe private ruse në vitin 2019 ndërsa kompania e energjisë Surgutneftegas është në vendin e dytë dhe kompania me pakicë X5 është në vendin e tretë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Revista ekonomike "Forbes" publikoi listën e "kompanive më të mëdha ruse" në të cilën kompania e naftës Lukoil radhitet e para me të hyra prej 7.8 trilionë rubla vitin e kaluar
E dyta në listë është kompania e naftës Surgutneftegas e cila fitoi 1.8 trilionë rubla vitin e kaluar. Kompania me pakicë X5 zuri vendin e tretë në listë me të ardhura prej 1.7 trilionë rubla.
Sipas revistës "Forbes", problemet në ekonominë ruse ndikuan gjithashtu në të ardhurat totale të kompanive në listë.
Të ardhurat totale të kompanive në listë u rritën me 22 për qind në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak ndërsa vitin e kaluar ato u rritën me 12 për qind.