Ata Ufuk Şeker
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Është arritur marrëveshja për lëvrimin e këstit prej 10.3 miliardë eurosh, kredi e dhënë nga grupi i kreditorëve në kuadër të negociatave për programin e shpëtimit të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e vendeve të Eurogrupit e cila zgjati 11 orë, ku merrnin pjesë ministrat e financave të 19 shteteve u arrit një marrëveshje e cila parashikon lëvrimin e një kësti prej 10.3 miliardë eurosh nga paketa fiskale prej 86 miliardë eurosh në total e dhënë për shpëtimin e Greqisë nga kriza financiare.
Kryetari i Eurogrupit dhe njëkohësisht ministri holndez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në një konferencë për shtyp tha se tema kryesore takimi ka qenë Greqia. "Është arritur një marrëveshje në rangun e nëpunësve me Greqinë. Kjo gjë është pritur pozitivisht nga Eurogrupi", është shprehur ai.
Duke theksuar se që nga fillimi i programit të reformës me Greqinë kanë qenë në një marrëveshje të plotë në vijim të fjalës së tij, Dijsselbloem theksoi se qeveria greke ka bërë shumë reforma. Këto rregullatorë do të vlerësohen për herë të fundit në mënyrë të detajuar.
Dijsselbloem shtoi gjithashtu se kur të plotësohet vlerësimi i Qendrës së Stabilitetit Europian (ESM) pjesa e dytë e dhënë nga shuma 86 miliardë euro e cila është 10.3 miliardë euro do të jepet në disa këste. "Kjo gjë tregon që programi është në rrugën e duhur. Kemi përparime të kënaqshme. Këto janë lajme pozitive", u shpreh ai.