Zlatan Kapiç
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
MOSTAR (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus sot ka hapur zyrtarisht Panairin e 19-të Ndërkombëtare të Ekonomisë-Mostar 2016 raporton, Anadolu Agency (AA).
Partner i këtij viti të Panairit është Republika e Turqisë, kurse zëvendëskryeministri i këtij vendi Numan Kurtulmus, duke shpallur të hapur panairin, tha se qëllimi Turqisë është forcimi i marrëdhënieve të mira me të gjitha kombet, liderët dhe vendet e rajonit.
Ai shprehu kënaqësinë që është "në këtë qytet të mrekullueshëm", duke shtuar: "Edhe mbrëmë e vizitova Urën e Vjetër duke e bindur vetën sërish për rëndësinë e urës, kurse këtë mëngjes kalova qëllimisht mbi të për të ardhur këtu".
"Nuk jam unë ai i cili duhet të flas për rëndësinë e Urës së vjetër të Mostarit, por mund të them se objektet mund të bashkojnë dhe të ndajnë njerëzit, sepse ne kemi shembuj në të kaluarën, ku muret kanë ndarë popuj, por edhe shembujt kur objektet kanë bashkuar popujt, kurse për fat të keq Ura e Mostarit u rrënua dhe sot përsëri është aty, lidh brigjet dhe njerëzit e grupeve të ndryshme etnike, boshnjakët, kroatët dhe serbët. Është simbol i tolerancës", tha Kurtulmus.
Ai shprehu shpresën se Ura e Vjetër në Mostar kurrë më nuk do të shkatërrohet dhe se do të vazhdojë të bashkojë njerëzit.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në fushën e politikës, kulturës dhe ekonomisë, dhe tha se këto marrëdhënie për të forcuar dhe për të përmirësuar.
Ai theksoi rëndësinë e panairit në Mostar, dhe shprehu kënaqësinë se Turqia është vend partner i saj këtë vit.