Zeynep Beyza Kılıç
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës, Arabia Saudite dhe Rusia kanë filluar bisedimet për të aritur marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria ruse e Energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri saudit i Energjisë, Khalid A. Al-Falih dhe homologu i tij rus Alexander Novak zhvilluan një takim në Kinë gjatë Samitit të G20-ës nga i cili dolën me një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në tregun global të naftës.