Fatjon Cuka
03 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
TIRANË (AA) - Guvernatori i Bankës së Shqiëprisë, Gent Sejko ka mbajtur sot një konferencë për mediat lidhur me vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sejko ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, konkretisht në nivelin 1.25 për qind.
"Ecuria e ekonomisë dhe tregjeve financiare shqiptare ka qenë përgjithësisht sipas pritshmërive tona. Aktiviteti ekonomik rezultoi me zgjerim gjatë gjysmës së parë të vitit. Inflacioni pati tendenca rritjeje gjatë tremujorit të dytë. Parashikimet tona afatmesme nuk kanë ndryshuar dhe qëndrimi aktual i politikës monetare vlerësohet të jetë i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve në një përudhë afatmesme", u shpreh ndër të tjera guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Sipas tij rritja e inflacionit është ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.
"Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë ekonomia shqiptare shënoi një rritje vjetore në nivelin 2.96 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2016. Kjo rritje pasqyrimin përmirësimin e aktivitetit në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori industrial dhe ai i bujqësisë vazhduan të shënojnë një rënie", u shpreh Sejko.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përshëndeti edhe miratimin e paktës kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.