Övünç Kutlu
28 Tetor 2020•Përditësim: 28 Tetor 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nënshkroi proklamatën që heq tarifat për importet e aluminit nga Kanadaja, por paralajmëroi se ato mund të rivendosen, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Importet e aluminit nga Kanadaja nuk do të kërcënonin më dëmtimin e sigurisë kombëtare dhe kështu vendosa ta përjashtoj Kanadanë nga tarifa e proklamuar në Proklamatën 9704, e ndryshuar", tha Trump në shpalljen e së martës.
Proklamata, e cila rregulloi importet e aluminit në SHBA, erdhi pasi Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-ve muajin e kaluar tha se do të rifillojë trajtimin pa taksa të aluminit nga Kanadaja.
Trump, megjithatë, paralajmëroi se mund të vendos përsëri tarifat nëse ka një rritje në importet e aluminit nga Kanadaja.
"Vura në dukje se SHBA do të monitoronin zbatimin dhe efiksitetin e masave të dakorduara me Kanadanë në adresimin e nevojave tona të sigurisë kombëtare dhe se unë mund të rishikoj këtë përcaktim siç është e përshtatshme", shkroi ai.
SHBA dhe Kanadaja ndajnë një treg të integruar thellë të aluminit me tregti të kombinuar prej 12.9 miliardë dollarësh në vitin 2019. Rreth 81 për qind e prodhimit primar të aluminit në Kanada eksportohet në fqinjin e saj të Amerikës së Veriut.