Övünç Kutlu
30 Prill 2019•Përditësim: 02 Maj 2019
Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar ulje sot nga shkaku i shqetësimit të investitorëve se të dhënat për një rënie të prodhimtarisë në Kinë, do të mund të ulin kërkesën për naftë të konsumatorit të dytë më të madh në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marka e naftës së papërpunuar Brent, sot tregtohet me 71.33 dollarë për fuçi, ose një ulje me 0.2 për qind nga dita paraprake, kur shitej me 71.48 dollarë për fuçi.
Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 63.38 dollarë për fuçi ose një ulje me 0.3 për qind nga dita e hënë.
Sektori kinez i prodhimtarisë shfaqi një dobësi në muajin prill, me një kërkesë në ulje për naftë të papërpunuar, në trend i cili mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, që mund të ushtrojë një presion për në rënie të çmimeve të naftës.
Enti Statistikor i Kinës tha se indeksi i menaxherëve të blerjes (PMI) gjatë muajit prill ka rënë në 50.1, nga 50.5 sa ishte gjatë muajit mars, megjithatë qëndroi mbi shifrat 50 duke shmangur një tkurrje të mundshme.
Një PMI mbi 50 flet për rritje të sektorit ndërsa nën 50 pikë flet për tkurrje.