Murat Karadağ
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
CARACAS (AA) - Në ngjarjet e kryengritjes dhe plaçkitjeve për shkak të krizës së ushqimit në Venezuelë, numri i të vdekurve ka shkuar në 4, persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e shëndetësisë në qytetin Merida kanë njoftuar vdekjen e një të riu 17 vjeçar i cili u plagos me armë gjatë përleshjeve të ditës së martë në këtë qytet.
Ndërsa në kryeqytetin Caracas një grup punonjësish për të protestuar për mungesën e ushqimeve bllokoi një rrugë në afërsi të Presidencës së vendit. "Duam bukë, nuk duam embargo" ishin sloganet e punëtorëve. Ndërkohë policia dhe forcat e mbrojtjes kombëtare kanë ndërhyrë dhunshëm për shpërndarjen e protestuesve.