Nazmi Abduramani
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
SHKUP (AA) – Një person është arrestuar lidhur me plaçkitjen që ndodhi dje në NLB Bankë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Personi është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë-Shkup mbrëmë rreth orës 19:00, ndërsa policia është duke ndërmarrë masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga MPB-ja informojnë se vjedhja është paraqitur dje në ora 16:58 minuta nga ana e drejtorit të kasafortës të NLB Bankës.
Vjedhja, sipas kallëzimit, është kryer nga B.S (40) i punësuar në NLB Bankë, i cili nga kasaforta e bankës në Shkup vodhi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro me çka është arratisur.