Hasan Esen
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës në Greqi për ushtarët puçistë që u larguan në këtë vend gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ, duke theksuar se duhet shikuar e vërteta dhe se të tetë ushtarët janë të njëjtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s pas pyetjeve të drejtuara nga gazetarët ai ka bërë disa deklarata në lidhje me ekstradimin në Turqi të ushtarëve puçistë të arratisur në Greqi.
Pasi ka rikujtuar se për tre ushtarë puçistë është dhënë vendimi i ekstradimit, ndërsa për tre të tjerë është vendosur refuzimi i ekstradimit të tyre, Çavuşoğlu tha se "Që të tetë ushtarët janë të njëjtë, janë puçistë. Sigurisht që duhet ti shikojmë mirë të vërtetat. Faktikisht edhe për vendimin e dhënë me refuzim të ekstradimit janë kryer ankimimet e nevojshme. Dëshira jonë është që të tetë personat të ekstradohen sa më parë në Turqi. Këto janë puçistë."
Duke vënë në dukje se mes Turqisë dhe Greqisë ka marrëveshje dypalëshe, Çavuşoğlu është shprehur se "Ligji është i qartë. Ne asnjëherë nuk shprehemi që të 'dalim jashtë kuadrit ligjor'. Por marrëveshjet, ligjet, rregullat ndërkombëtare dhe konventat janë të qarta. Këto persona duhet të ekstradohen. Faktikisht është nënkuptuese që për tre persona të jepet një tjetër vendim dhe për tre persona të tjerë të jepet një vendim tjetër. Përse ndodhi kështu? Duhet të shikojmë të vërtetën. Ne po e ndjekim nga afër procesin. Urojmë që ato ti ekstradohen të gjithë Turqisë."
Pas tentativës për grusht shteti nga FETÖ tetë ushtarë puçistë me një helikopter ushtarak të tipit Sikorsky u arratisën në qytetin grek Aleksandropolis dhe kërkuan azil. Për tre nga ushtarët është dhënë vendimi për ekstradimin e tyre, ndërsa për tre të tjerët është dhënë vendimi duke refuzuar ekstradimin në Turqi të tyre. Ndërsa për dy ushtarët e tjerë ende nuk është marrë ndonjë vendim.