Cuneyt Davut,Malik Hasa
03 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
TIRANË/SHKUP (AA) - Besimtarët muslimanë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë kanë pritur sot natën e Miraxhit, me leximin e Kur'an-it të madhërishëm, ilahive dhe mevludit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Maqedonisë besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhaminë Mustafa Pasha, ku pas namazit të ikindisë janë mbajtur ligjërata në lidhje me rëndësinë e kësaj nate, janë lexuar pjesë nga Kur'an-i famëlartë si dhe ilahi dhe pjesë nga Mevluti sherif.
Ndërkohë një atmosferë festive ka pasur edhe në xhaminë e vetme historike të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Në xhaminë Et'hem Beu në Tiranë besimtarët pas namazit të akshamit kanë pritur natën e Miraxhit me ilahi, lutje dhe leximin e pjesëve nga Kur'an-i i madhërishëm.
Për nder të Natës së madhe të Miraxhit në qytetin historik të Kosovës, në Prizren, në Xhaminë e Sinan Pashës u organizua një program fetar. Në programin e organizuar nga Bashkësia Islame e Prizrenit morën pjesë qytetarë të shumtë, ku pas namazit të akshamit u lexua Kuran'i Kerim'i, u bënë lutjet dhe u lexuan ilahitë.