Ömer Süt
16 shkurt 2018•Përditësim: 17 shkurt 2018
ÖMER SÜT
IZMIR (AA) - Ish eprorët e ushtrisë turke të cilët po gjykohen për shkak të anëtarësisë në organizatën terroriste FETO, në cilësinë e dëshmitarit të penduar, zbuluan shumë detaje në lidhje me funksionimin e organizatës terroriste FETO, më saktë, për urdhrat e dhëna nga Fethullah Gülen, përgjimet dhe qëllimet e fshehta të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA ).
Në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga Prokuroria në Izmir, në lidhje me përfshirjen e personelit ushtarak në tentativën e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, të paktën 145 ushtarë vendosën të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe për t'u bërë dëshmitarë të penduar.
Bazuar në deklaratat dhe informacionet e dhëna nga dëshmitarët e penduar në Prokurori janë hapur hetime edhe për 1.000 persona të tjerë.
Njëri nga dëshmitarët, ish-ushtaraku P.S., zbuloi se në një institucion arsimor të FETO-s, i cili pas tentimit të grusht shtetit është mbyllur, ka marë pjesë në ligjërata të cilat i mbante personi me emrin e koduar "Murat". Sipas tij, ai ka qenë një person i cili ka "mësuar drejtpërdrejt nga Güleni", dhe pikërisht sikur Güleni, shpesh ka ditur të qajë ndërsa mbante ligjëratë.
Ai zbuloi se gjatë ligjëratave "Murat" ka folur në lidhje me planet e organizatës, jo vetëm brenda Turqisë por edhe në vende të tjera.
"Murati thoshte 'Abia juaj do të krijojë mendjet e botës. Shumica e vendeve në botë kur të zgjedhin president do të kërkojnë miratim nga Abia juaj. Do të vijë koha kur Shtëpia e Bardhë do të kalojë në duart e muslimanëve. Madje, edhe Amerika kur të zgjedh presidentin do të pyet Abinë tuaj. Si lindja që kalon me dhimbje, ashtu dhe për atë kohë duhet të paguhet një çmim i caktuar. Por, dhimbja paralajmëron një lindje të mirë", ka thënë S.P.
Më tej ka shtuar se pas kësaj, me sugjerimin e eprorit të tij brenda organizatës vendosi të bëhej ushtar.
"Informaciont e rëndësishme me kode të veçanta nëpërmjet kartelave SD ua kemi dorëzuar eprorëve. Mesazhet e drejtpërdrejta të Fetullah Gülen-it nga Pensilvania i kanë marrë imamët brenda organizatës. Këto urdhëra fshiheshin në kartela", thotë S. P.
Ish-nënoficeri M.S. tha se në vitin 2010 nga disa njerëz të organizatës ka marrë pyetjet që do të ishin në provimin pranues për shërbimin brenda Forcave Tokësore Turke.
Ai tha se para provimit në një hotel në Ankara u takua me një njeri me emrin e koduar "Selami".
"Ai nxorri një kompjuter, kurse në ekran kishte pyetje që do të ishin në test me përgjigjet saktësisht të rrumbullakosura. Ai më tha që ti mësoj mirë, sepse këto janë pyetjet që do të janë nesër në provim. Unë isha i tronditur. Ai u përpoq të më shpjegojë. Ai më thoshte se brenda ushtrisë turke ka grupe të dëmshme të cilët anëtarëve të tyre u japin këto pyetje, dhe se ai mi jep mua këto pyetje në mënyrë që t'iu konkurrojmë", ka deklaruar M.S.
Dëshmitari i penduar A.S., i cili ishte një punonjës i zyrës së zbulimit të xhandarmërisë turke në Izmir, tha se Abija i tij i ka dhënë emra të caktuara për të cilët ka kërkuar që të përgjohen.