Kubilay Çelik
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Işık tha se deri më sot në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë neutralizuar mbi 1.000 terroristë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Është me rëndësi çlirimi i rajonit Jarabulus, Er Rai dhe rajoni Dabik i cili ka një rëndësi simbolike nga pikëpamja e DEASH-it. Në këtë mënyrë janë pastruar nga terroristët një terroitor me sipërfaqe prej rreth 2.000 kilometra katrorë dhe janë çliruar 225 zona banimi", tha ministri Işık.
Ai në fjalën e tij në Asamblenë e përgjithshme të Parlamentit turk tha se "Deri më sot në kuadër të operacionit 'Mburoja Eufratit' janë neutralizuar 1.005 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH".
Sipas tij, gjithashtu janë shkatërruar 4 tanke të DEASH-it, 29 armë mortaja, 97 automjete nga të cilat 47 të armatosura, 621 objekte, 61 qendra të mbrojtjes, 28 qendra të komandës, 17 strehime municionesh, ndërsa janë bërë të papëdrorshme 11 auto-bomba.
"Janë neutralizuar 299 terroristë të PKK/PYD/YPG, ku në kuadër të operacioneve janë shkatërruar 14 objekte, 4 pozicione të mbrojtjes, 5 automjete dhe 1 dron që i përkiste PKK/PYD/YPG", tha Işık.
- "Turqia është vendi që zhvillon luftën më të madhe kundër organizatave terroriste"
Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Işık tha se "Turqia është vendi i vetëm që zhvillon luftën më të madhe kundër DEASH-it dhe kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon si kundër PKK/PYD/YPG dhe DHKP-C-së".
"Ndërkohë që edhe FETO duke organizuar një atentat të pabesë ndaj ambasadorit rus në Ankara po bën llogaritë që të prish bashkëpunimin tonë të rindërtuar me përpjekje të mëdha me Rusinë dhe të prish bashkëpunimin që siguron evakuimin e civilëve nga Halepi. Turqia nuk do të bie në kurthin e asnjërës prej këtyre lojërave dhe nuk do të dorëzohet kurrë përballë terrorizmit", tha Işık.