Fuat Kabakçı
28 Maj 2018•Përditësim: 29 Maj 2018
PEKIN (AA) – Kina fuqishëm ka dënuar lundrimin e anijeve të marinës ushtarake amerikane në Detin e Kinës Jugore dhe u kërkoi autoriteteve të SHBA-ve që urgjentisht t’u japin fund aktiviteteve provokative në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Lu Kang njoftoi se anijet e marinës amerikane “Higgins“ dhe “Antietam“ lundruan në akuatoriumin kinez pa miratimin e nevojshëm nga Pekini.