Halil Demir,Yakup Çabuk
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Në një sulm të armatosur ndaj ekipit të policisë i cili tentoi të ndalonte një të dyshuar në kërkim gjatë një kontrolli kundër shitësve të drogës në rajonin Arnavutköy të Stambollit, ka mbetur i plagosur një drejtues i policisë dhe një tjetër punonjës police, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve parapake ekipet e policisë të cilët ndodheshin për kontroll në afërsi të parkut R. Muhtar Ahmet Ensar Parkı të bashkisë Arnavutköy, kërkuan të ndalonin një person që ndodhej në kërkim. Ndërsa si pasojë e hapjes së zjarrit nga grupi ku ndodhej i dyshuari që kryente rezistencë ndaj policisë, plagoset një punonjës policie.