Sarp Özer
23 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Në operacionin me avionët luftarakë ndaj terroristëve të cilët në zonën rurale Şırnak ishin në përgatitje të dimrit, janë shkatërruar strehimoret dhe armët e terroristëve, ndërsa sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 15 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informojnë nga Forcat e armatosura turke, njësitë e Komandës së 48-të të Brigadës Kufitare në Şırnak dhe rojet e fshatit vazhdojnë operacionet e tyre në jug të malit Düğün ndaj terroristëve të cilët në kuadër të përgatitjeve për dimrin gjenden në rajon.
Në përleshjen e parë janë neutralizuar 3 terroristë. Pastaj në rajonin ku gjenden terroristët janë sulmuar me artileri dhe mortaja. Gjithashtu në rajon janë dërguar avionët luftarakë të Komandës së forcave ajrore.
Strehimoret e terroristëve janë vënë në shënjestër të sulmeve nga avionët luftarakë dhe si rezultat i operacionit janë shkatërruar strehimoret dhe armët e terroristëve. Sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 15 pjesëtarë të organizatës terroriste.
Operacionet në rajon janë ende duke vazhduar.