Kemal Zorlak,Kayhan Gül
04 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
SARAJEVË (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush mbërriti sot në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kurtulmush në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës arriti nga Shkupi, kurse në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës u prit nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në BeH Cihad Erginay, kryetari i Fondacionit të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS) Hasan Zuhri Sarıkaya, anëtari i Bordit të IUS Hasan Topaloglu, rektori i IUS Yucel Ogurlu dhe përfaqësues të institucioneve turke në BeH.
Kurtulmush sot në Sarajevë do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave dhe pranimit të gjeneratës 2016 të të diplomuarëve dhe magjistrave të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS).
Është planifikuar që Kurtulmush në kuadër të vizitës në Sarajevë të marrë pjesë edhe në koncertin tradicional të Ramazanit që do të mbahet në Bashki.