Muhammed Bilal Kenasari
23 Tetor 2018•Përditësim: 23 Tetor 2018
WASHINGTON (AA) - Pretendohet se nënsekretari i Gjykatës Mbretërore, Suud bin Abdullah el-Kahtan, një prej këshilltarëve më të afërt të princit të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, ka kontrolluar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, nëpërmjet një programi me video nga interneti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Reuters në lajmin që ka publikuar duke dhënë si referencë deklaratat e dy zyrtarëve sauditë emrat e të cilëve nuk i ka publikuar, thekson se Kahtani i cili është shkarkuar nga detyra pas vrasjes së gazetarit Khashoggi ka qenë në komunikim me vrasësit sauditë me Skype nëpërmjet internetit.
Në lajm thuhet se një brej burimeve i cili vihet në dukje se ka lidhje me shërbimet inteligjente të Arabisë Saudite është shprehur se Kahtani është lidhur nëpërmjet kamerave me dhomën ku është mbajtur Khashoggi në ndërtesën e konsullatës. Gjatë kësaj lidhjeje pretendohet se Kahtani ka filluar të fyejë dhe ofendojë Khashoggin.
Ndër të tjera në lajm janë dhënë si referencë edhe burimet e inteligjencës turke, ku pretendohet se Kahtani ndaj vrasësve që ndodheshin në dhomë bashkë me Khashoggin ka përdorur fjalët "Me sillni kokën e atij qenit", ndërsa nuk dihet nëse Kahtani ka shikuar apo jo direkt procesin e vrasjes së gazetarit Khashoggi.
Nga një burim tjetër për të cilin bëhet e ditur se është nga "Gjykata Mbretërore saudite" theksohet se nga Kahtani është kërkuar që të marrë përgjegjësinë në vrasjen e Kahshoggit.
Punonjësi i Gjykatës Mbretërore saudite emri i të cilit nuk është dhënë, ka pretenduar se nuk ka marrë dënim me burg Kahtani i cili është shkarkuar nga detyra e tij pas hetimit të kryer nga Arabia Saudite për vrasjen Khashoggit dhe se ai vazhdon postimet nëpërmjet medias sociale.
Suud bin Abdullah el-Kahtani, në vitin 2017 në rrjetet sociale kishte shkruar se "Mos mendoni se marr vendime pa direktivën e dikujt", ku ai ka tërhequr vëmendjen kryesisht në rolin që ka luajtur në ndalimin e kryeministrit libanez, Saad Hariri dhe për heshtjen e emrave të mundshëm që mund të ishin kundërshtarë të princit Muhammed bin Selman në familjen mbretërore saudite.
Gjithashtu në lajm duke u treguar si burim një tjetër zyrtar sauditë thuhet se "Ngjarjet e përjetuara nuk do të mjaftojnë për të larguar nga detyra Muhammed bin Selman, por me shumë mundësi për riparimin do të nevojiten shumë vite".
Pasi krahasohet me Steven Bannon i cili luajti në rol të rëndësishëm në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump dhe i cili pas fitores erdhi në detyrë si "kryestrategjist", Kahtani dihet që ka krijuar një llogari në rrjetin social për të punuar në favor të qeverisë së Riadit.
Qeveria e Arabisë Saudite pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e gazetarit Khashoggi njoftoi se ishte vrarë gjatë një sherri brenda ndërtesës së konsullatës, për të cilin që prej 2 tetorit nuk kishte asnjë lajm rreth tij, ku ai kishte hyrë në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.