Onur Usta
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Futbollisti francez i Real Madrid-it Karim Benzema i cili ishte paraburgosur dje me akuza se i ka bërë shantazh futbollistit të Olympique Lyon-it, Mathieu Valbuena, doli para gjykatësit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve gjyqësore Benzema i cili dje në orët e mëngjesit dëshmoi para organeve të policisë gjyqësore dhe që natën e kaloi nën mbikqyrje, u soll para gjykatësit.
Hetimi në lidhje me këtë çështje ka të bëjë me atë se "është bërë përpjekje për uzurpimin e pasurisë" së Valbuena-s. Pretendohet se është bërë një incizim në lidhje me jetën private të Valbuena-s me të cilin është shantazhuar dhe i janë kërkuar 150 mijë euro.