Sefa Mutlu,Gökhan Yılmaz
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike ngushëllimi me Lonnie Ali, bashkëshorten e boksierit legjendar Muhammed Ali, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencën mësohet se Erdoğan pasi ka vënë në dukje keqardhjen e thellë pas lajmit të vdekjes, ai ka shprehur mëshirën e Allahut për Muhammed Ali, si dhe ngushëllimet e thella për familjen.
Ndër të tjera presidenti Erdoğan, ka tërhequr vëmendjen se Muhammed Ali ka një vend të veçantë kryesisht për popullin turk dhe për të gjithë muslimanët.
Ndërsa Lonnie ka shprehur për presidentin Erdoğan falënderimet për ndjeshmërinë dhe dhimbjen që ka ndarë me familjen.