Besar Ademi
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup filluan orët e para me atmosferë festive për Vitin e Ri. Programi festiv filloi me pritjen e babadimrit dhe shfaqjen teatrale për të vegjëlit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizim të qytetit të Shkupit në Portën Triumfale “Maqedonia” zbriti babadimri, i cili i shoqëruar nga fëmijët me karrocë dhe tren udhëtoi deri tek sheshi i qytetit, ku fëmijët u argëtuan me recitale dhe program muzikor.
Pritja qendrore e Vitit të Ri do të jetë në sheshin “Maqedonia”, ku qytetarët do të argëtohen nga këngëtari Oliver Dragojeviç dhe Tamara Todevska, ndërsa në mesnatë qielli do të ndriçohet me fishekzjarre spektakulare.