Zehra Ulucak
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
LAGOS (AA) - Presidenti nigerian Muhammed Buhari tha se nuk kanë prova konkrete në lidhje me situatën dhe vendndodhjen e nxënësve të rrëmbyera në Chibok vitin e kaluar nga militantët e grupit Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA)
Ai në një konferencë për mediat theksoi se qeveria është e gatshme për negociata pa kushte me militantët për lirimin e nxënësve.
Buhari ka vënë në dukje se nuk kanë informacion të saktë për vendin ku mbahen nxënëset duke shtuar se militantët e Boko Haram marrin me vete vajzat në çdo vend ku ata shkojnë.
Presidenti nigerian tha se vendi është në aleancë me fqinjët e saj për të mposhtur ekstremistët.