MICHELLE FAULA
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
LAGOS (AA) - Luani, simboli i rajoneve të engra afrikane, pothuajse nuk mund të gjendet më në zonën e Malit, Bregut të Fildishtë, Ganës, Kongos dhe vendet e tjera të Afrikës perëndimore, shkruan Anadolu Agency (AA).
Aktivisti për ruajtjen e llojit të luanëve, Philipp Henschel, gjatë tre viteve të hulumtimit në këto vende ka gjetur vetëm një luan.
Duke pasur parasysh se luanët në Afrikë janë duke humbur betejën për mbijetesë, Henschel në raportin e tij të vitit të kaluar u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve që luanët të përfshihen në grupin e kafshëve të rrezikuara.
Luanët, siç theksoi hulumtuesi, nuk mund të gjendet më në 99 përqind të habitateve të tyre natyrore në perëndim të Afrikës.
Situata më e vështirë me luanët është në perëndim të Afrikës, ku eziston kërcenimi se lloji i këtyre kafshëve të egra mund të zhduket në dy dekadat e ardhshme. Kur është fjala për Afrikën lindore, gjasat janë që 37 përqind, në 20 vitet e ardhshme të përgjysmohet numri i luanëve. Vetëm në vendet afrikane Bocvana, Namibia dhe Zimbabve është shënuar rritja e numrit të luanëve, shumica e të cilëve janë në rezervate.
Sipas vlerësimeve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, më pak se 20 mijë luanë enden në zonat e egra të Afrikës. Shkaku kryesor i këtij trendi negativ është faktori njeri, duke pasur parasysh se luanët po humbasin habitatet e tyre natyrorë të zëna nga njerëzit. Përveç kësaj, gjahtarët ilegal objektivë të shpeshtë kanë antilopat që janë burimi kryesor i ushqimit të luanëve.
Ngrohja globale është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që lë gjithnjë e më pak hapësirë për luanët. Gjuetia e këtyre kafshëve të egra lejohet vetëm në Burkina Faso dhe Benin, por për shkak të rritjes së numrit të vrasjeve të tyre, Bashkimi Evropian ndaloi importet nga këto vende, edhe pse dikur konsiderohej importuesi më i madh i luanëve.
Ndonëse pjesët e trupit të luanit nuk kanë ndonjë rëndësi të caktuar, tek gjahtarët kapja e luanit konsiderohet "trofeu" më i madh.