Ekip
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
LONDËR (AA) — Kapiteni i ekipit londinez Chelsea John Terry pagoi funeralin e tifozit 8-vjeçar Tommi Miller i cili pas një beteje të vështirë me leukeminë më 31 mars humbi betejën për jetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Miller ndërroi jetë pas tentimit të pasuksesshëm të transplatimit të palcës së eshtrave. Kapiteni e “të kaltërve” deklaroi për mediat lokale se ka qenë i “shkatërruar” kur dëgjoi lajmin për vdekjen e djaloshit dhe se dëshiron që Tommi-t t’i sigurojë “lamtumirën siç e meriton”.
“Meqë kisha kënaqësinë që të njoftohem me Tommi-n në një ndeshje të Chelsea, më pikëlloi lajmi se ka ndërruar jetë. Jam i sigurtë se familja dhe miqtë e tij do të përshëndeten me të siç e meriton”, tha Terry.