Aldıjana Hadzıc
02 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë ditë, veçojmë:
Në vitin 1536. - Themelohet Buenos Aires, ndërsa themelues u shpall Conquistador Pedro de Mendoza.
Në vitin 1653. - New Amsterdam u bë qytet. Më vonë ky qytet u riemërua në New York City.
Në vitin 1709. - Pas një qëndrimi katër-vjeçar në ishullin e largët në brigjet e Kilit u shpëtua Alekxander Selkirk, historia e të cilit është bazë për romanin e famshëm nga Daniel Defoe, "Robinson Crusoe".
Në vitin 1887. - Ka filluar tubimi tradicional në Punxsutawney, në SHBA ku Phil largohet nga strofka e tij dhe pritet parashikimi i kohëzgjatjes së dimrit.
Në vitin 1907. - Ndërroi jetë Dmitri Mendeleyev, kimisti rus i cili zhvilloi tabelën periodike të elementeve kimike.
Në vitin 1924. - Nga tuberkulozi në Mostar ndërroi jetë poeti i famshëm Aleksa Shantiç. Ai ishte redaktor i revistës Zora (Agimi). Ai shkroi për dashurinë neo-romantike, peizazhin dhe lirikën me ton elegjik. Ai gjithashtu shkroi "Nën mjegull" dhe tekstin e këngës së famshme tradicionale "Emina". Poezitë janë grumbulluar në botimet e shumta të përmbledhjes "Këngët" si dhe përmbledhjen "Në shtëpitë e vjetra."
Në vitin 1940. - Ka lindur aktori David Jason, i njohur për rolin e tij në serinë "Vetëm budallenjtë dhe kuajt".
Në vitin 1977. - Ka lindur këngëtarja Shakira.