Halil İbrahim Başer
03 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
ASHDOD (AA) - Anija e emërtuar "Lady Leyla" e cila do të dorëzojë ndihmat në Gazë, pritet që përafërsisht pas 2 ore të ankorojë në Portin Ashdod, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas marrëveshje së arritur mes Turqisë dhe Izraelit, anija "Lady Leyla" e cila u nis nga Porti Ndërkombëtar i Mersinit ditën e premte për të dorëzuar ndihmat humanitare për familjet në nevojë në Gazë, i afrohet portit Ashdod.
Mes portit dhe anijes kanë mbetur 11 milje, ndërsa vlerësohet që përafërsisht për 2 orë anije të mbërrijë në port.