Malik Hasa
07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
TIRANË (AA) – Një pjesë e bregdetit të Durrësit është ndoutur nga një sasi karburanti. Ndotja në fjalë është konstatur sot, ndërsa Policia e Shtteit Shqiptar ka nisur hitimet, tranmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si është bërë ndotja e një pjesë të bregdetit të Durrësit.
Nga të dhënat zyrtare të Policisë Shqiptare mësohet se menjëherë për këtë ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor. Ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim.
Gjithashtu bëhët e ditur se do të verifikohen të gjitha anijet në Portin e Durrësit dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapesiren detare të ndotur, pergjatë 24 orëve të fundit.
Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat teritoriale të Shqipërisë.