03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
MADRID (AA) – Autoritetet spanjolle njoftuan se katër persona të moshuar kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin verilindor të Katalonjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Mbrojtja civile kanë konfirmuar thanë se reshjet e dendura të shiut, shkaktuan përmbytje në katin e parë të një shtëpie pleqsh në qytetin Agramund.
"Fatkeqësisht katër persona kanë humbur jetën, ndërkohë që pesë i'u shmangën fatit të keq dhe u dërguan në spital", theksuan nga Mbrojtja civile.
Qeveria e Katalonjës konfirmoi vdekjen e katër personave, ndërsa kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy nëpërmjet profilit të tij në Twitter iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.