Servet Günerigök
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
MAZAR-I SHARIF (AA) - Agjencia për Bashkëpunim dhe Koordinim e Turqisë (TIKA), ka ndihmuar qindra familje afgane që u larguan nga konflikti në provincat Konduz dhe Faryab, bëri të ditur sot kjo agjenci, raporton Anadolu Agency (AA).
“Materialet humanitare të cilat përbëhen nga pako të ushqimit dhe batanijet janë shpërndarë në gjithsej 350 familje…180 familje të prekura nga lufta që jetojnë në Konduz dhe 170 familje në Mazar-iSharif”, bëri të ditur agjencia.
Koordinatori i TIKA-s në Mazar-i Sharif, Kemal Kadir Karadogan, tha se pakot e ushqimit përbëhen nga orizi, pluhuri, sheqeri, çaji, sos domatesh dhe batanijet.
“Ne, si Turqi gjithmonë do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah me popullin afgan”, shtoi Karadogan
Konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Mazar-i Sharif, Mustafa Erdeviren, si dhe mediat afgane, po ashtu ishin të pranishëm në shpërndarjen e pakove.
Tetorin e kaluar, TIKA ka ndihmuar me ushqim 600 familjet e prekura nga konflikti në provincën Takhar, si dhe me dhe me sigurim shëndetësor për refugjatët që jetojnë në Haji Camp të vendosur në Mazar-i Sharif.
Qyteti Konduz dhe Faryban shpesh herë kanë qenë arenë luftimesh mes kryengritësve talebanë dhe forcave qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore ndërkombëtare.