Mustafa Melih Ahıshalı
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
TEHREAN (AA) - Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë që kanë përfshirë rajonet perëndimore në Iran, bëhet e ditur se të paktën 6 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane në një deklaratë në televizionin iranian IRINN tha se "Për shkak të shirave intensive në rajonet Iylam dhe Loristan kanë humbur jetën 6 persona".