İlker Girit
04 Janar 2016•Përditësim: 04 Janar 2016
STAMBOLL (AA) – Një incident tragjik i shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një banesë në Stamboll ka shkaktuar vdekjen e një nëne bashkë me tre fëmijët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Hediye Uzumcu bashkë me tre fëmijët e saj, Baranin 9, Rojhadin 6 dhe Zeynepen 4 vjeçare vdiqën nga helmimi me monoiksid karboni, thuhet në raportin e policisë.
Katër trupat u nxorën nga banesa në lagjen Gaziosmanpasha të dielën në mbrëmje pasi babai gjeti anëtarët e familjes së tij pa shenja jete dhe thirri ambulancën.
Një ngrohëse me gaz dyshohet paraprakisht të ketë shkaktuar tragjedinë.