Elvir Hociç
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
VAN (AA) - Temperaturat e ulta ekstreme 15 gradë celsius nën zero ka bërë që të mbështillet me akull ujëvara Muradiye në provincën lindore turke Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Ujëvara Muradiye në lumin Bendimahi është e lartë 15 metra dhe në tërësi është e mbështjellë nga akulli duke ofruar pamje të pazakontë.
Mbulesa e akullt dhe uji i ngrirë i ujëvares kujtojnë atraksionin turistik të Pamukkala-s, kompleks i burimit të vetëm mineral në Turqinë jugperëndimore.
Kjo pamje e pazakontë paraqet inspirim për shumë adhurues të fotografisë.