Fuat Kabakçı
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Vjedhësi i cili pas plaçkitjes së shtëpisë në krahinën Hubey ka lënë një mesazh kërkim faljeje u kap duke fjetur në apartamentin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Hajduti ka lënë mesazhet: "Më vjen keq për lulet, më vjen keq", "Mos e fajësoni sigurimin, ata nuk kanë mundur të bëjnë asgjë" dhe "Kam marrë ilaçet tuaja, nuk kam patur zgjidhje tjetër, më vjen keq". Brenda një nate ai ka plaçkitur tre shtëpi.
Sipas lajmit të cilin e publikoi South China Morning Post, hajduti duke lënë mesazhin me përmbajtjen e përmendur "ka treguar mirësjellje".
Nga shtëpia ka marrë televizor, kompjuter, telefon celular, bizhuteri dhe para. Brenda një nate ai kreu tri plaçkitje, ndërsa u kap derisa flinte në një apartament.