Adel Ömeragiç
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
PODGORICË (AA) - Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në xhaminë e qytetit në Bijello Polje të Malit të Zi, disa ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha për AA kryeimami në Bijelo Polje, Enis ef. Burxhoviç, me atë rast është vjedhur arka, e cila është përdorur për mbledhjen e kontributeve dhe ndihmave vullnetare të besimtarëve.
"Nuk e dimë saktësisht sa para janë vjedhur. Edhe më parë kanë ndodhur disa vjedhje. Supozojmë se është fjala për narkoman. Rastin e raportuam në polici, e cila kreu hetimin", ka thënë Burxhoviç.