Qays Abu Samra,Zeynep Hilal Karyağdı
19 Mars 2016•Përditësim: 20 Mars 2016
RAMALLAH (AA) - Fevzi el-Mula (77) nga qyteti El-Bire në Bregun Perëndimor, i cili ka filluar profesionin e zdrukthtarit që në rini, plot 50 vjet vazhdon profesionin e tij edhe atë duke bërë tavolina të bilardos, raporton Anadolu Agency (AA).
Mula këtë profesion e ka mësuar kur ka qenë 13 vjeçar. Pavarësisht moshës së thyer, ai 50 vite akoma vazhdon të prodhojë tavolina të bilardos.

Mula i cili përveç në zdrukthtari, edhe në lojën e bilardos është "mjeshtër", ndërsa në rrethinë njihet si "profesori i bilardos".
Ai në një bisedë për AA tregoi se më parë ka prodhuar tavolina të ndryshme, por më pas ka bërë vetëm tavolina për bilardo, për shkak se e ka dashur.
