Qays Abu Samra,Safiye Karabacak
15 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
RAMALLAH (AA) - Në bastisjen të kryer nga ushtarët izraelit ndaj kampit të refugjatëve “El-Emari” në Bregun Perëndimor janë plagosur 20 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, u njoftua se si pasojë e hapjes së zjarrit ndaj kampit refugjatëve “El-Emari” në Bregun Perëndimor nga ana e ushtarëve izraelit janë plagosur 20 persona dhe se ekipet shëndetësore të plagosurit i kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Palestinë në qytetin Ramallah.
Theksohet se njëri prej të plagosurve është qëlluar në kokë, ndërsa gjendja e të tjerëve është e qëndrueshme.