Ekip
12 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Tre gara të Formula 1 në Azerbajxhan, Singapor dhe Japoni janë anuluar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizatorët thonë se gjatë marrjes së vendimit u mor parasysh se garat në Azerbajxhan dhe Singapor mbahen në rrugë dhe se përgatitja e tyre kërkon shumë kohë si dhe vështirësitë nga kushtet e motit ndërsa në Japoni në fuqi janë kufizimet e udhëtimit.
Kalendari i 8 garave të para të sezonit të Formula 1 u publikua në fillim të muajit. Organizatorë të 8 garave të para janë Austria (5 dhe 12 korrik), Hungaria (19 korrik), Britania e Madhe (2 dhe 9 gusht), Spanja (16 gusht), Belgjika (30 gusht) dhe Italia (6 shtator).