Seda Sevencan
05 prill 2020•Përditësim: 05 prill 2020
Numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në kontinentin afrikan ka tejkaluar shifrën 8.500, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas qendrave afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, në 50 vende të kontinentit nga koronavirusi kanë vdekur 360 persona.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit arriti në 8.536, prej të cilëve deri më tani 710 pacientë janë shëruar.
Vendet me numrin më të madh të rasteve të koronavirusit në kontinentin afrikan janë Afrika e Jugut, Algjeria, Egjipti, Maroku dhe Kameruni.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.